Vajza 11-vjecare e Jennifer Lopez duket se do të ndjekë hapat e nënës së saj. Nuk e paskemi ditur Emme Maribel Muñiz ka trashëguar talentin e prindërve të saj, dhe ka një zë të mrekullueshëm.

Këtë gjë na e ka treguar vetë J.Lo me anë të një video të postuar në Youtube. Në të shfaqen prapaskenat gjatë përgatitjes për performancën live të këngës së saj të re “Medicine”.

https://youtu.be/D0ygcwCmd4Q

Gjatë kohës që këngëtarja praktikonte vokalin e saj nën tingujt e pianos, 11 vjecarja iu bashkua. Këngëtarja i sugjeroi të këndonte këngën “If I Ain’t Got You”, të Alicia Keys.

Një performacë e jashtëzakonshme por ajo që habiti të gjithe ishte vokali shumë i fuqishëm i Emme! Videoja në Youtube ka arritur rreth 2 milionë klikime dhe të gjithë kanë mbetur të surprizuar nga talenti, deri më tani, i pazbuluar i Emme.