Në kinemanë “Cineplexx” me datën 10 prill në ora 19:00 është dhënë premiera e filmit “Dashuria s’mjafton”.

Me regji të Drilon Hoxhës dhe drejtor fotografie Dashnor Asllani dhe me kastin e përbërë nga Drilon Hoxha, Dashnor Asllani, Guljelm Radoja, Çun Lajqi…,”Dashuria S’mjafton” është film i zhanrit Aksion ku ndërthuret drama dhe intriga.

Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien.

E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja.

Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep këshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Në premierë ishintë ftuar edhe shumë emra të njohur të botës së artit.

Nga data 11 prill filmi po vazhdon që të shfaqet në këtë kinema e cila po mbush sallën plot shikues dhe do qëndrojë për dy javë.