Ajo është artiste që din të godasë sa herë që vjen me një projekt muzikor. Po flasim për këngëtaren bukuroshe Albulena Ukaj e cila ka gati këngën më të re për të pushtuar verën, një këngë ritmike. Mësojmë se videoklipi i këngës është realizuar nga Max Production e pritet të vijë nga fillimi i javës tjetër ku mendohet të jetë një hit i nxehtë i kësaj vere.