Sulmuesi i krahut Adnan Januzaj është futur në mesin e dhjetë lojtarëve që kanë pasur më së shumti driblime gjatë edicionit të fundit në pesë ligat më të forta të Evropës.Januzaj është renditur i pesti, duke lënë pas vetes Lionel Messin e Cristiano Ronaldon, ka shkruar “Sportkeeda”.24-vjeçari këtë edicion ka bërë 20 paraqitje në La Liga dhe gjatë ndeshjeve ka pasur mesatarisht nga 4.7 driblime, sa i ka edhe Neymari i PSG-së që ka zënë vendin e katërt, transmeton Koha Ditore.

Sofiane Boufal (Celta Vigo) është i pari në listë me 6.2 driblime për ndeshje, i përcjellur nga Hatem Ben Arfa (Rennes) me 5.1 driblime dhe Jeremy Boga (Sassuolo) me 5.0 driblime.Pas Januzajt renditet Messi me 4.5 driblime për ndeshje, derisa Ronaldo i Juventusit nuk gjendet fare në dhjetë të parët.