Policia dje ka zbuluar pesë emigrantë nga Pakistani në Negotinë të cilët janë transportuar me automjet me targa të Strumicës.

“Dje në orën 16:40 në autostradën A-1 Gjevgjeli-Veles, në daljen nga Negotina nga ana e nëpunësve policorë me uniformë është vërejtur një automjet motorik për udhëtim me targa të Strumicës, i drejtuar nga D.V nga Gjevgjelia, për të cilin ka pasur informacione se në të transportohen emigrantë. Nga automjeti janë vërejtur si dalin pesë emigrantë, pas ç’ka drejtuesi i automjetit e ka nisur automjetin dhe ka dalë te Stobi dhe është ndalur. Bashkudhëtari L.B (21) nga Gjevgjelia është privuar nga liria, ndërsa pesë emigrantë nga Pakistani janë vendosur në Qendrat e pranimit për të huaj në Shkup, informojnë në buletinin policorë.

Për rastin është informuar edhe prokurori publik.