Ish-prefekti i Teheranit dhe një prej nënpresidentëve të Iranit, Ali Naxhafi është dënuar me vdekje për shkak të vrasjes së bashkëshortes dhe ka të drejtë në ankesë në 20 ditët në vijim.

Ai është shpallur fajtor për shkak të vrasjes me armë zjarri të bashkëshortes së tij Mitre Ostad. është arrestuar në muajin maj, pasi vetë është paraqitur në polici dhe e ka pranuar fajin.

Naxhafi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i prefektit në vitin 2018 për shkak të kritikave ndaj tij sepse ka marrë pjesë në një valle të vajzave në program shkollor.

Vrasja me armë zjarri është rast shumë i rrallë në Iran, veçanërisht midis pjesëtarëve të elitës politike dhe të biznesit.