Më 17 maj, 2019, në Hotel Double Tree by Hilton iftar, në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shtruar drejtori i i “Halkbank SH.A.”, Shkup, z. Bilal Sucubaşi. Kanë qenë të pranishëm në këtë iftar Drejtori i Pêrgjithshëm i Halkban z. Osman Arslan, Kryetari i Shtetit, Stevo Pendarovski dhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe të ftuar të tjerë.

Duanë e bukës së ngrënë në Iftar e ka bërë kreu i Bashkësis Islame të RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi. Kreu i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi një bisedë të ngrohtë dhe vllazërore me drejtorin gjeneral tê Halkbank z. Osman Arslan.

“Halkbank” është një ndër bankat kryesore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është me prejardhje nga Republika e Turqisë. Me sloganin e punës “Të rëndësishëm janë njerëzit“, ajo nga viti në viti gjithnjë e më tepër është duke shënuar suksese në aktivitetin e vet bankar dhe të sigurimeve.