Një person është gjetur e pajetë këtë të mërkurë në Durrës. Sipas policisë një shtetase rreth 70 vjeç është gjetur e mbytur në lagjen nr.13,Durrës. Viktima identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka  flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza. Gjithashtu në breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë  ngjyrë e zëzë dhe një pal këpucë ngjyrë blu. Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.