Të kthehesh tek rrënjët,gjeneza.Ndodhë shpesh, sepse megjithatë tradita vazhdon dhe shpesh të rinjtë shkojnë sukseseve të prindërve ose të afërmëve të tyre në një mënyrë ose tjetër.

Kjo ndodhë edhe me Gerti Rexhepin,një nxënës model, shembullorë, me shumë certifikata, mirënjohje të ndryshme dhe me diploma të shumta.Ai është universal në një shkollë që punon me shumë përkushtim nën drejtimin e Azis Ramadanit, një profesorë I shkëlqyer I Matematikës por edhe një njeri me shumë kreativitet, me një përkushtim në institucionin që e drejton dhe me shumë aktivitete të shumta.

Gerti Rexhepi është njëri nga të shumtët e shkollës fillore “Rilindja” në Sellcë që rradhisin suksese të shumta në gara të ndryshme komunale, regjionale dhe republikane dhe jo vetëm.Ata janë pjesë e aktiviteteve të shumta që rrisin akoma më shumë vlerat e shkollës që ka një emër në Malësinë e Tetovës dhe më gjerë.Suksesi I fundit I Gertit është vendi I parë në Olimpiadën e revistës “ Plus” .

Ai ka edhe shumë diploma të tjera përfshirë edhe atë nga Shoqata e Matematikanëve dhe Informatikanëve “ Pascal” në Tetovë etj .
Por ajo që e bën të vecantë është fakti se ai është nipi I Asllan Selmanit një thesar i çmuar për shqiptarët dhe një enciklopedist i madh si dhe një studjues shqiptarë që mbetet unik . Puna e tij e palodhshme , profesionalizmi i tij, njohuritë që ai kishte në Shkencë,Kulturë, në publicistikë dhe sfera të tjera të ndryshme shoqërore janë një punë e madhe që ai ka bërë për shqiptarët dhe nje rezistence per te mposhtur propagandat e studjuesve sllave.

Ne thelb Asllan Selmani fitonte mbi t’a sepse kishte njohurite dhe argumentet kundrejt te tjereve .Të mirat edhe kontributet e tij i shfrytëzojnë gjitha gjeneratat, ata që i shtrojnë për detyrë vetes, të merren me shkencë. Ai do të mbetet për jetë në shkollë, në universitet dhe në piedestalin shkencor, si demograf e hartograf ndër më të njohurit në Ballkan.
Gerti Rexhepi është vazhdimësia e tij qe do ta vazhdoje misionin dhe ka një rrugë të gjatë për të bërë në arritjen e synimeve të tjera .Suksese Gerti.