Një nga profesionet më kreative, inovative e profitabile, është padyshim ai i frizerit. Një zanat që gjen shprehje kudo dhe përherë ka risi. Të gjithë ata që duan të mësojnë teknika të reja e mbreslënëse, kanë një mundësi të artë para vetes, pasi po vjen në Kosovë stilistja e flokëve me famë botërore Yeliz Kaya, e cila është nga Holanda dhe që njihet gjërësisht për kreativitetin dhe aplikimet e pa krahasueshme.
Yeliz Kaya vjen në Kosovë për një masterclass me një program special.

Masterclass me profesionisten e parukerisë organizohet nga grimerja dhe frizerja e famshme kosovare, me karrierë të gjatë dhe suksese që njihen, Arta Prekazi-Nallbani, që njihet edhe si edukatore e shkëlqyer, pasi nga duart e saj kanë dalë qindra grimere e frizere që sot kanë bizneset e tyre kudo nëpër Kosovë.

Dihet që Arta ka studiuar jashtë vendit, andaj në mënyrë tradicionale po organizon masterclass me emra të njohur ndërkombatrisht.
Mastercalsss me Yeliz Kaya mbahet Me 2,3 dhe 4 maj në Prishtinë në “Hotel Emerald”. Aty do të organizohet edhe një ëorkshop profesional për frizura.

Bëhu master, përfito përvojë të re dhe unike.
Rezervo tani; vendet e limituara! 📞+38344844844 +38349221399