Filmi izraelit “Synonyms” ka triumfuar në Berlinale.

Mbrëmë ka përfunduar festivali i 69-të i filmit “International Film Festival Berlin”, i njohur si Berlinale.

Çmimin “Ariu i Artë” e fitoi filmi “Synonyms” i regjisorit izraelit, Nadav Lapid, në të cilin edhe këtë vit kishte konkurrencë të madhe.

Në garë për të fituar këtë çmim ishin gjithsej 16 filma, por ishte filmi “Synonyms”, i cili arriti të triumfojë.