Ëmbëlsira Brownies, kjo recetë vjen nga kuzhina tradicionale amerikane. Është një tortë ë ulët e përgatitur me çokollatë dhe me zemrën e butë. Brownies mund ti përgatisim në shumë mënyra të ndryshme.

Përbërësit për Receta për Ëmbëlsira Brownies

200 gr çokollatë e zezë 75%

150 gr miell

200 gr sheqer

250 gr gjalpë

4 kokrra vezë

40 gr kakao

vanilje

maja për ëmbëlsira

pak kripë

Përgatitja për Brownies

Në fillim duhet të shkrijmë çokollatën. Në banjë-maria vendosim çokollatën e prerë në copa për shkrirje. Alternative çokollatën mund ta shkrijmë edhe në furrë me mikrovalë. Më pas shtojmë dhe gjalpin. Pasi shkrihen përziejmë të gjithë masën.

Në një enë hedhim vezët se bashku me sheqerin. I trazojmë se bashku dhe shtojmë kakaon e situr se bashku me miellin. Miellin e kemi përzier me majanë për ëmbëlsira dhe pak kripë. Hedhim edhe pak vanilje.

Hedhim edhe çokollatën e shkrirë dhe vazhdojmë ti trazojmë derisa e gjithë masa për Ëmbëlsira brownies të jete homogjene. Nuk është nevoja ti rrahim, mjafton të përzihen mirë.

Ëmbëlsira brownies është gati për tu pjekur. Në një tavë ku kemi vendosur letër kuzhine (drejtkëndëshe) hedhim masën e përgatitur të ëmbëlsirës. Tavën ë vendosim në furrë në temperaturën 180°C për 30/40 minuta.

Duhet të kemi parasysh që mos ta pjekim shumë, pasi është karakteristike e kësaj ëmbëlsire qe zemra te qëndroje pak e qullët.

Ëmbëlsira brownies janë gati. I presim në forma katrore dhe i shërbejmë. Sipas dëshirës sipër mund të shtojmë pak çokollatë të shkrirë.