Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, do të sjellë së shpejti projektin më të ri muzikor.

“Prive” ka publikuar një foto të Elvanës, e cila është shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit që po bëhet në Stamboll.

Në foto, këngëtarja shfaqet sensuale, me një fustan me zinxhirë dhe një aksesor në kokë që i përshtatet look-ut të metaltë.

Duket se për klipin e ri, Elvana ka eksperimentuar me një imazh krejtësisht të ri, larg atij shik apo të thjeshtë që e kemi parë në klipet e fundit që ka realizuar.

“Prive gjithashtu ka zbuluar se Elvana këtë verë do të vijë me dy këngë, ku njërën e ka bashkëpunim me një këngëtar të njohur të skenës shqiptare.