TVSH-jaIme tashmë po jep rezultatet për qëllimin që është vendosur – ndikon në uljen e ekonomisë joformale dhe kthehen parat te qytetarët, thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Elezi theksoi se përfshirë ditën e djeshme qytetarët kanë realizuar kthimin e mbi 930 mijë euro, duke skenuar thuajse 7 milion llogari fiskale me fitim prej 3,5 milion denarë. Zëvendësministrja tha se 143 mijë qytetarë kanë skenuar llogari fiskale.

– Duke pasur parasysh trendin e rritjes nga dita në ditë të regjistrimit të shfrytëzuesve dhe llogarive të skenuara, presim që numri i llogarive të skenuara në muaj dhe shuma e kthimit në muajt në vazhdim të rritet – , tha Elezi

Zvëndësministrja theksoi se numri i llogarive të anuluara është ulur për 15% në këtë periudhë, ndërsa është dyfishuar dhe numri i paralajmërimeve për mos dhënien e llogarive fiskale në krahasim me vitin e kaluar.

Në raport me uljen e ekonomisë gri, Elezi sqaroi se pagesa totale e TVSH-së është përmirësuar për 18,3% në krahasim me vitin e kaluar.

-Pagesa e TVSH-së nga fillimi i korrikut e deri më tani kap shifrën prej 75 milion euro. Kjo është një rritje prej 18,3% në krahasim me vitin e kaluar. Përmirësimi i pagesës së TVSH-së, bashkë me pagesën perfekte të tatimit personal, akcizave si dhe kontributeve – kontribojnë në mbledhjen e të hyrave për muajin korrik që të jetë më e lartë 16% në krahasim me vitin e kaluar. Me këtë, nga fillimi i vitit e deri më tani të hyrat në buxhetin shtëtërorë janë rritur për 7,4% në krahasim me vitin e kaluar -tha Elezi.

Ajo shtoi se ashtu siç rritet skanimi i llogarive, pritet që edhe pagesa e TVSH të realizojë edhe më shumë rezultate të mira, si dhe të ndikojë në pagesën e të hyrave në buxhetin shtetërorë.

Për më shumë ndiq linkun:

Elezi: TVSH-jaIme po i arrinë qëllimet – kthehen paratë tek qytetarët dhe ulet ekonomia joformale!31 korrik 2019,…

Gepostet von Shiret Elezi – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 31. Juli 2019