Dy anije-cisterna janë sulmuar në Gjirin e Omanit prej të cilave ekuipazhi është evakuuar. Kështu kanë njoftuar këtë të enjte burime nga transporti detar. Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi në një incident të ngjashëm ishin sulmuar katër anije.

Operacionet Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar, që janë pjesë e Marinës Mbretërore, më herët kanë thënë se janë në dijeni për incidentin në Gjirin e Omanit. “Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj janë duke u marrë me hetimet e këtij rasti” kanë thënë nga grupi.

Çmimet e natës ishin ngritur për katër përqind pas raportimeve se janë ngritur tensionet në këtë gji, të cilat kanë rrjedhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.