Në orët e para të ditës së sotme në qendër të Zubin Potokut është djegur vetura e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Milosh Peroviq. Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Rreth orës 02:30 të mëngjesit në qendër të qytetit të Zubin Poptokut është djegur një veturë. Bëhet fjalë për veturën civile të Milosh Peroviq”, ka thënë Hoti përmes telefonit për klankosova.tv.

“Në vendin e ngjarjes përveç policisë kanë dalë edhe zjarrëfikësit. Deri tash nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me rastin dhe as të lënduar. Policia është duke punuar në ndriçimin e këtij rasti që është iniciuar si ‘zjarrvënie’”.