#DemocracyLab mbështet fuqishëm nismën për ndryshimin e modelit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përshëndet iniciativën e Presidentit Pendarovski për të qëndruar krahë partive politike në këtë nismë.

Hapi kryesor dhe mjaft i rëndësishëm në këtë nismë, përveç ndryshimeve tjera thelbësore në modelin zgjedhor, duhet të jetë edhe hapja e listave zgjedhore ku qytetarët do të mund të votojnë drejtpërdrejtë për kandidatët e tyre qoftë për t’i përfaqësuar në parlament apo në Këshillat Komunal.

Kjo do të shërbej në rritjen e cilësisë në listat zgjedhore të partive politike dhe shnaset e kandidatëve për t’u zgjedhur si përfaqësues do të bazoheshin në cilësinë e tyre individuale dhe profesionale dhe jo në dëgjueshmërinë e tyre ndaj liderit të partisë. Gjithashtu, kjo formë e rrit edhe përgjegjësinë e përfaqësuesve të zgjedhur, qoftë gjatë hartimit të programit zgjedhor, qoftë gjatë implementimit të tij. Listat e hapura do të ndikojnë edhe në rritjen e kredibilitetit të përfaqësuesve para organeve ku ato i përfaqësojnë qytetarët e tyre.

Ne besojmë që kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në demokratizmin e brendshëm të partive politike, rritjen e cilësisë së përfaqësimit dhe rrjedhimisht në përmirësimin e qeverisjes në republikën tonë.

Votoni në anketën e mëposhtme nëse edhe Ju e mbështesni hapjen e listave zgjedhore dhe #shpërndajeni këtë publikim.

#DemocracyLab mbështet fuqishëm nismën për ndryshimin e modelit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe…

Gepostet von Democracy Lab am Samstag, 8. Juni 2019