Është gjetur trupi i pajetë i futbollistet shqiptare Florijana Ismajli, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe fotografitë e para nga momenti kur zhytësit kanë nxjerrë trupin e saj nga liqeni.

Trupi u gjet në një zonë të thellë të liqenit të Comos, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar futbollistja. Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash dhe është gjetur me ndihmën e robotit që operon nën ujë.

Zhytësit dhe shërbimet tjera emergjente e kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili rreth orës 17:00.

Foto: Enrico Selva/LOOK

Gepostet von N’Rm I am Dienstag, 2. Juli 2019

Blick i ka publikuar edhe fotot e para të trupit të nxjerrë nga liqeni.

Në këtë vend gjenden familjarët e lojtares, por edhe një delegacion i klubit, ku nuk mungojnë shoqet e saja të skuadrës.

Një moment i rëndë për botën e futbollit, që humbi një yll të saj.