Përbërësit

-Gjoks pule

-Brokoli

-1 qepë

-Kërpudha

-200 ml pana

-80 ml qumësht

-50 gr djath parmesan

-Kripë

-Piper i zi

-Vaj

Përgatitja:

Mishin e pulës e coptojmë në pjesë të vogla dhe e kriposim. Në një tigan, shtojmë vaj dhe pastaj mishin e pulës. Pasi e skuqim, e lëmë mënjanë dhe në të njëtin tigan, skupim qepën dhe kërpudhat. Shtojmë sërish mishin e pulës dhe brokolin . E lëmë për 10 minuta, dhe shtojmë panën dhe qumshtin. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i lëmë në zjarr edhe për 15 minuta. Pasi e kemi hequr nga zjarri i shtojmë sipër djathin e grirë.