Ajo është një super talent, vetëm 14 vjeçe dhe me një zë mjaft të bukur ku shumë shpejt do të kthehet në një yll i madh si shumë vajza të famshme shqiptare në botë. Po flasim për Bleona Hasani ku pak ditë më parë ka sjellë këngën e re që është punuar nga Dj shumë të njohur në Stockholm Frans Janousek dhe Eirick Leon me titull “Good Vibes” në fillim vetëm audio e më pas do të vijë me videoklip. Bleona ka lindur në Suedi dhe deri tani ka realizuar 3 këngë në gjuhën angleze e 2 në shqip dhe këngët e saja trasmetohen edhe në radio shtetërore në Suedi. Ajo dëshiron të bëhet një artiste e njohur si Dua Lipa apo Rita Ora e nëse do të donte të kishte një duet me një reper shqiptar ajo pëlqen Capital T ose 2 Ton.