”Themelimi i një rrjeti nacional të Ndërmarrjeve sociale” ishte tema e ngjarjes së sotme organizuar nga Asociacioni për hulumtim, komunikim dhe zhvillim “Pablik”, të cilën e hapën përfaqësues të institucioneve qeveritare, sektorit të biznesit dhe organizatave joqeveritare.

Politikat qeveritare u prezantuan nga ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska.

Ministri Bekteshi iu referua politikave që mbështesin qëndrueshmërinë e këtyre sipërmarrjeve, të cilat ndjekin mënyrën e veprimit nga dokumentet strategjike të BE-së, ku theks i veçantë vihet në zhvillimin e sipërmarrësisë sociale/shoqërore.

“Në kuadër të programit vjetor për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi Ministria e ekonomisë krijon një masë të veçantë e cila bashkë-financon projektet e shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve për zhvillimin dhe mbështetjen e NVM-ve, duke përfshirë projektet për zhvillimin e sipërmarrjes sociale. Që nga 2014 deri më tani, kemi bashkë-financuar gjithsjet 17 projekte për të inkurajuar, promovuar dhe zhvilluar sipërmarrësinë sociale të 8 shoqatave dhe fondacioneve, “tha Bekteshi, duke shtuar se ndërmarrjet sociale zhvillojnë modele moderne të biznesit të cilat integrojnë nevojat financiare, sociale, kulturore dhe mjedisore, që në nivel global janë shumë të rëndësishme.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Cararovska paralajmëroi se deri në fund të vitit do të ketë një kornizë ligjore që do të përcaktojë identitetin e ndërmarrjes sociale, si iniciativë e parë e këtij llojji në vend.

“Ministria e punës dhe politikës sociale po përgatit Strategji për krijimin e sipërmarrësisë shoqërore si një sistem ekologjik për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Maqedoninë e Veriut. Këto ndërmarrje janë ndihmë e madhe për shtetin, sepse ato ofrojnë shërbime sociale në të cilat vetë shteti do të jetë blerës, por në të njëjtën kohë ata do të kenë për detyrë të punësojnë një kategori të ndjeshme personash, duke kontribuar kështu në procesin e përfshirjes së ndryshimeve në shoqëri “, theksoi Carovska.

Konceptin e sipërmarrjes sociale që mjaft mirë funkcionon në disa vende evropiane, ndërsa në  nivel të BE-së atë e mbulojnë rreth 15 milionë punonjës,e spjegoi drejtori i shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë David Oberhuber.

Në diskutimin e tij, drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski me porosi se: “Mesazhi ynë është se ne po hapim një proces dialogu në të cilin duhet të ndajmë përvojat dhe perceptimet e para nga aplikimi i deritanishëm i inovacioneve sociale dhe bëjmë thirrje për pjesëmarrje sa më aktive të të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj platforme në krijimin e Programit nacional, jo vetëm për mbështetje, por edhe për financimin e projekteve në fushën e politikës sociale.

Drejtoresha ekzekutive e “Pablik” Klimentina Ilievski në fjalimin e saj tha ngjarja e sotme është pasojë e bashkimit të dhjetra ndërmarrjeve sociale të cilat kanë vendosur të veprojnë së bashku në një rrjet, që ofron mundësi për mësim, komunikim të ndërsjellë, aktivitete të përbashkëta, zë të përbashkët në procesin e hartimit të politikave, përmirësimin e imazhit publik “, theksoi Ilijevski.

Deklarata për rrjetëzimin e ndërmarrjeve sociale do t’i dorëzohet Qeverisë për shqyrtim e cila duhet të forcojë lidhjen ndërmjet sektorit të biznesit, OJQ-ve dhe institucioneve qeveritare.