Sot në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar, Kryetari i degës njëherit nënkryetar i partisë, z. Nevzat Bejta priti në takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në RMV, z.Klemens Koja.

Fillimisht z. Bejta i dëshiroi mirëseardhje dhe i shprehu faliminderim për vizitën e bërë.

Gjatë takimit z. Kaja shprehu ngushllimet e veta për aksidentin tragjik të muajt Shkurt në aksin rrugorë Shkup – Tetovë.

Me këtë rast, z. Bejta e njoftoi zyrtarin e OSBE-së me situatën politike në komunen e Gostivarit, si dhe
funksionimin e këshillit komunal.

“E njoftova ambasadorin se është pjesë e demokracisë dhe forcon demokracinë ende më tepër kur kryetari dhe shumica e keshillit nuk jane nga e njëjta parti. Gjithashtu e njoftova mysafirin me situatën politike në përgjithësi në Maqedonin e Veriut, pas ndryshimeve që ndodhen në shtetin tonë, siç ishin ndërrimi i emrit, miratimi i ligjit të gjuhës shqipe, si dhe ndryshimet e tjera kushtetutese”

Gjatë takimit, po ashtu u diskutua për
zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale,
duke shprehur bindje që zgjedhjet do jenë zgjedhje te lira, fer dhe demokratike.

Po ashtu, u diskutua edhe për projektet që realizon OSBE në nivel lokal, për trajnimin e këshilltarëve komunal dhe admnistratorëve. Zyrtari i OSBE mori mbështetje dhe përkrahje nga dega e BDI-së në Gostivar për realizimin e këtyre projekteve në interes të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit.

Sot në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar, Kryetari i degës njëherit nënkryetar i partisë, z….

Gepostet von Nevzat Bejta – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 13. März 2019