Ata që ndjekin rrjetet sociale tashmë i njohin, janë dy vajza të reja të cilat këndojnë cover-a të këngëtarëve të ndryshëm duke i sjellë ato në një verison shumë interesant dhe atraktiv. Artina dhe Arbesa Gashi të cilat janë vajza axhe ndjekin shkollën e muzikës dhe mund të shihen si një atraksion i skenës muzikore shqiptare pasiqë falë talentit të tyre mund të presim shumë. Ato vijnë në një intervistë të parë për Infrared të gazetës Koha duke treguar mbi veten dhe muzikën që bëjnë…

Shiheni si atraksion i muzikës shqiptare dhe një e ardhme që do kemi këngëtarë të mirë vokalisht, si nisi gjithë ky rrugëtim?

Unë dhe Arbesa qysh në fëmijëri kemi dashur muzikën dhe si të vogla kemi kënduar vazhdimisht, pra qysh atëherë talenti ynë pothuajse ishte i zbuluar. Gjithashtu kemi pasur dhe kemi edhe përkrahjen e familjes për të ndjekur këtë ëndërr.

Artina tashmë ka realizuar edhe projektin e parë profesional, po Arbesa?

Po, tashmë e kam publikuar projektin tim të parë profesional, nje baladë që titullohet “Nuk e di”. Gjithashtu edhe Arbesa do të ketë projektin e saj së shpejti.

Sa e vështirë ka qenë depërtimi në muzikë, edhe pse ju fillimisht në rrjetet sociale jeni marrë me cover-a?

Në ditët e sotme për aq sa kemi depertuar, per ne nuk ka qenë aq e vështirë sepse të gjithë e dijmë se rrjetet sociale po e bëjnë gjithqka më të lehtë.

Sa kemi parë këngëtarët e njohur ju kanë dhënë mbështetje jashtëzakonisht të madhe, vazhdon ende si suport?

Po është e vërtet se shumë këngëtarë të njohur na kanë dhënë mbështetje dhe vazhdojnë të na mbështesin. I falenderojmë për suportin e tyre dhe fjalët motivuese për të ecur para.

A mendoni se dikush ju sheh si ‘rrezik’ apo konkurencë në skenën shqiptare?

Jo, nuk e mendojmë. Nëse dikush e kupton sadopak muzikën, po ashtu duhet ta kuptoj se secili këngëtar ka veqoritë e veta në vokal.. prandaj nuk duket e arsyeshme që ta shohim njeri-tjetrin si “rrezik” apo “konkurrencë”.

Me kë jeni duke bashkëpunuar në projektet e reja?

Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, ne të dyja jemi në bashkpunim me kompaninë “Eran pro studio” me producent Ervin Gonxhin, ku priten projekte të reja së shpejti.

A mendoni se ka ardhur koha që të lancoheni tashmë si këngëtare profesioniste?

Natyrisht se çdo njeri mundohet të bëj maksimumin në profesionin e tij. Po ashtu edhe ne po punojmë që të jemi sa më profesionale në këtë drejtim, por prap është publiku ai i cili na vlerëson.

Kush është Artina e kush Arbesa, përshkruani veten me pak fjalë?

Artina dhe Arbesa janë 17 vjeç, vijnë nga Komuna e Lipjanit “Llugaxhi”, dhe studiojnë në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë. Për të gjithë ata që nuk e dijnë, Artina dhe Arbesa janë të një rrethi familjarë dhe janë vajza të axhës. Si këngëtare të reja në moshë por me ambicie të mëdha, ju premtojnë shumë në skenën muzikore.