Artan Grubi, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka thënë të vërteta që skandalizon dhe deheroizon për veprimet e tija, deputetin Zijadin Selën, të cilit ia ka numëruar të pathënat rreth rrahjes në Kuvend.
Por njëherësh, mban një ligjëratë të drejtë për integritetin e prijësve shqiptarë që nuk mund të bien, sepse kanë mbështetjen e popullit.

Ja fjalimi i plotë i Z. Grubi:

Nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend me tentativa që rregullator të skenës politike të bëhen hyzmeqarët, të bëhen mjeranët e qyqanët e aq më pak, porositësit e hyqymetit dhe opozita e mjerë destruktive vandale.
Opozitë e cila nga kjo foltore tha zëshëm se model e ka Nikolla Gruevskin, dhe dëshiron ta sulmon kryetarin e parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njëjtë si Nikolla Gruevski, këtu para një ore. fjalët ky i ka si Demushi e punët si kurrkushi, ja edhe sot ikë prej përballjes.
Ku ishe në vitin 2001 për ta dëshmuar trimërinë, që i këna llafet e Demushit,
Si shpesh ke fole llafe të mëdha nga kjo foltore por punët nuk i ke të tilla, ke mbet vetëm në llafe, një herë e pate rastin me tregu trimni edhe atë në këtë kuvend, por ike dhe i le mrapa shokët e tu me të cilët u ndale për shi, edhe Kryetarin e Kuvendit, edhe kryeministrin e ardhshëm, e hëngre dajakun duke ikë, duke lënë njerëzit mbas. Flet për trimëri këtu.

Dje ikët, sot jeni vënë në shërbim të atij hyqymeti që na luftonte me dekada të tëra, dhe që na luftonte edhe në vitin 2001.
Në të kaluarën e provoi Roma, e provoi Bizanti, e provoi Stambolli dhe Beogradi, ama dështojnë.
Gjithmonë, gjithë këta kanë gjetur hyzmeqarë, kanë gjete mjeranë, kanë gjete qyqarë, që janë vënë në shërbimin e tyre. E kur dështoi, Roma, Bizanti, Stambolli e Beogradi, do të dështojnë edhe këta endacak të sotëm, që i shërbejnë shërbimeve me babë e babëgjysh,
Ashtu siç nuk u rrëzua asnjë prijës i joni as nga hyqymeti e as nga hyzmeqarët, sepse ka pasur mbështetjen e popullit, ashtu edhe nuk mund të rrëzohet BDI-ja, as nuk mund të mposhtet Alia, asnjëherë.

Në veçanti nga Ju, merreni vesh një herë e përgjithmonë, merreni vesh ju që jeni hyzmeqarë të hyqymetit, e atij trimit i dashur Kryetar i Parlamentit të republikës, se do të bëj me sprej këtu mbrapa, bujrum dhe le ta vendosë (vë sprejin në foltore).