Platini u arrestua sot në mëngjes. Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini u arrestua. Sipas mediave të huaja, ai u arrestua nën dyshimet për korrupsion në lidhje me zgjedhjen e Katarit për të organizuar Botërorin në vitin 2022.

Platini u ndalua nga policia franceze mëngjesin e së martës në Nanterre, si pjesë e hetimeve për korrupsion. Legjenda franceze, 63-vjeçar, ishte zgjedhur në vitin 2007 dhe kishte shërbyer si president deri më 2015, kur ishte ndaluar nga Komiteti i Etikës së FIFA-s për disa seri shkeljesh.