Portieri i Kombëtares së Kosovës dhe Manchester Cityt, Arijanet Murici së fundmi ka fituar vëmendje të madhe me aktivitetin në rrjetet sociale. Para grumbullimit me Kosovën për ndeshjet e qershorit, Murici ka bërë një postim interesant në InstaStory duke pozuar nga shtrati.

Në selfien e tij në shtratin e fjetjes, ai ka fokusuar anën e zbrazët me shkrimin: “Lajmërohuni kush ka kohë për të kaluar me mua në rrethin e Cyrihut.” Interesante kjo, duket se Muricin e ka kapur vetmia dhe kërkon kohë intime me ndonjë femër të interesuar.