Antikorupsioni nga 18 rastet e para që ka hapur si lëndë për hetim nuk ka parë nepotizëm tek ato ndërkohë që në 9 raste të tjera është gjetur nepotizëm.

Për dy raste ende presin informacione nga MPB për shkak të informacioneve të klasifikuara.

Janë mbyllur tashmë rastet për vajzën e deputetes Emilija Aleksandrova, Lila Peqevska gruaja e kryetarit të Berovës, vëllaun e Mira Stojcevskës, vajzën e kryeparlamentarit Xhaferi, djalin e deputetit Goran Misovski, bashkëshortin e Mira Stojcevskës dhe bashkëshorten e Toni Delkovës.

Antikorupsion ka hedhur poshtë hetimet e VMRO-së ndaj komunës Gjorce Petrov ndërkohë që po ndjek hetimet e Siljanovskës dorëzuar tek ministria e financave.