Sipas një ankete të Market Vision dhe Mkd.mk, në rast se nesër do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për VMRO-DPMNE do të votonin 12,3 %, për LSDM 10,8%, për BDI 2,1%, Aleancën për Shqiptarët 1,7 %, Lëvizjen BESA 0,8 % dhe Alternativën 0,1%.>

Kjo anketë tregon epërsinë e ngushtë të VMRO-DPMNE kundrejt LSDM, ndërsa e njejta po ndodhë edhe në kampin politik shqiptar, ku BDI ka një diferencë shumë të ngushtë me ASH-në.

Sipas këtyre rezultateve, nëse në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë bashkë partitë opozitare shqiptare, atëherë ato do të jenë fituese. Por numri i madh i qytetarëve është nga ata që nuk do të dalin në votime, edhe ate mbi 27,5%. Për detaje të tjera të anketës se cilët janë institucionet më të besueshme dhe për faktorë të tjerë, kliko anketën.