Kanë kaluar pothuaj dy ditë nga zhdukja e futbollistes shqiptare të Kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili. Siç është shkruar tashmë, mungon çdoi gjurmë e saj që nga zhytja në ujë, në Liqenin italian Como, të shtunën, rreth orës 16.

Kërkimet e zhytësve dhe njësive tjera , përfshirë edhe ato me helikopterë, nuk kanë pushuar që nga e shtuna, por ende nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e lojtares 24 vjeçare.

Nga sot, kërkimi i Florijana Ismajlit po bëhet edhe përmes roboitit. Puna e robotit në këtë rast është hulumtimi i fundit të liqenit, ku është zhytur Florijana. Në vendin konkret, thellësia e liqenit është rreth 100 metra, shkruajnë mediet italiane. Shanset për ta gjetur të gjallë 24 vjeçaren janë tashmë fare të vogla.