Kryetari i Bashkimit Demokratik për Inegrim z.Ali Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Artan Grubi, takuan delegacionin nga NDI i kryesuar nga presidenti z. Derek Mitchell.
Në takim u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi dhe përkrahja të cilën e jep Instituti Nacional Demokratik dhe u theksua se Maqedonia e Veriut duke zbatuar reformat kyçe për demokracinë dhe transparencën e institucioneve, shënon progres dhe është shembull në rajon.

Kryetari Ahmeti u falënderua për mbështetjen shumëvjeçare që e jep Instituti Nacional Demokratik, duke theksuar se kjo është ndihmë e madhe për përforcimin e proceseve demokratike në vend dhe është nxitje e madhe se vendi po lëviz në drejtim të duhur, duke siguruar përfitime dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

Përfaqësuesit e NDI-së, shprehën kënaqësi për përparimin dhe bashkëpunimin e institucioneve publike, si dhe projektet të cilat kanë të bëjnë për përmirësimin e punës së Kuvendit dhe afrimin e tij me qytetarët. U theksuan iniciativat dhe bashkëpunimi në drejtim të avancimit të përfshirjes së grave në më tepër aktivitete dhe udhëheqje, hulumtime të opinionit publik dhe të drejta të tjera civile dhe politike.